Një bisedë inspiruese me Dr. Mimoza Shema-Kastratin mbi mjekësinë, sfidat dhe pasionet e saj

Podcast
Radio Rinia
Audio-Player
  • 2025-03-22-1700_Mimoza
    60:00
audio
1 Std. 00 Sek.
Ansambli 'Hyjnesha' – Trashëgimia Kulturore Shqiptare në Austri
audio
1 Std. 00 Sek.
Një Zë që Jehon: Mirënjohje për Përkushtimin e Anjeza Llubanit ndaj Komunitetit Shqiptar në Radio Helsinki
audio
53:52 Min.
Qyteti ku jetojmë dhe ndikimi i tij në jetën tonë të përditshme
audio
1 Std. 00 Sek.
Solidariteti Shqiptar në Udhëtimet e Migracionit: Rrëfime të Një Trashëgimie të Gjallë

Dr. Mimoza Shema-Kastrati ishte e ftuara jonë në programin e gjuhës shqipe në Radio Helsinki, ku ndamë një bisedë të frytshme mbi rrugëtimin e saj jetësor dhe profesional. E lindur dhe e rritur në Prishtinë, ajo u shpërngul në Graz për të ndjekur studimet e mjekësisë, të cilat i përfundoi me sukses, duke u specializuar më tej në mjekësinë e brendshme, diabetologji, geriatri, mjekësi paliative dhe mjekësi të dhimbjes (Schmerzmedizin). Aktualisht, është duke përfunduar një magjistraturë në menaxhim shëndetësor.

Gjatë programit, diskutuam mbi përvojën e saj si mjeke shqiptare në Austri, sfidat e trajtimit të pacientëve me diabet dhe rëndësinë e kujdesit ndaj sëmundjeve metabolike. Ajo ndau me ne edhe pasionet e saj jashtë mjekësisë, duke përfshirë teatrin, sportin dhe yogën, si dhe rikthimin e saj te tenisi.

Përzgjedhja muzikore e Dr. Mimoza Shema-Kastratit për këtë program përfshinte këngët „Elbasani“, „Prishtina“ dhe „True Colors“, secila me një domethënie të veçantë për të.

Faleminderit Dr. Mimoza për këtë bisedë të inspirueshme! Për të gjithë ata që e humbën programin, mund ta dëgjoni regjistrimin së shpejti në arkivin tonë.

Moderatorë: Fatos Kryeziu, M.A. & Rrezarta Demaj
Radio Helsinki – Programi në gjuhën shqipe

Schreibe einen Kommentar